Lajme

Kasparov: Në Ukrainë po luftojnë fshatarët rusë, me të filluar mobilizimi nepër qytete, do të fillojnë protestat kundër Putinit

05/11/2022 02:19
nga:Astrit Gashi

Njëri nga kritikët më të ashpër të presidentit rus, Vladimir Putin, mjeshtri rus i shahut me pasaportë kroate, Gary Kasparov, tha se 50 për qind e rusëve nuk e mbështesin luftën në Ukrainë dhe se Putin nuk do të shpallë një mobilizim të përgjithshëm, përcjellë Gazeta Blic.

Ai komentoi fillimisht fjalimin e Putinit, të cilin Presidenti rus e mbajti më 9 maj, Ditëe e Fitores.

“Nuk prisja ndonjë fjalim të madh, për arsyen e thjeshtë se ushtria e Putinit nuk po shkon mirë në Ukrainë. Ata nuk po fitojnë, kështu që Putini nuk ka asgjë për të deklaruar. Sa i përket shpalljes së një mobilizimi të përgjithshëm, unë isha shumë skeptik për këtë. Thjeshtë, do të ishte ky një mobilizim i madh, që do të përfshinte qytetet e mëdha ruse në luftë”, tha ai.

“Tani në Ukrainë, shumica e ushtarëve po luftojnë janë nga fshati, nga lindja, nga Siberia. Putini ose këshilltarët e tij e kuptojnë se përfshirja e qytetarëve të Moskës ose Shën Petersburgut do të çonte në protesta të mëdha,” tha Kasparov.

Ai iu përgjigj pyetjes se kur do të ketë një ndryshim në Rusi

“Sipas vlerësimit tim, numri i qytetarëve rusë që mbështesin luftën është më pak se 50 për qind, shumë prej tyre thjeshtë nuk duan të dëgjojnë për luftën, thjeshtë po presin, si në harresë. Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, çfarë duhet të ndodhë? Dy gjëra, qytetarët duhet të kuptojnë se lufta është reale dhe Rusia po humbë”, tha Kasparov.

Ai më tutje shtoi se “në momentin që raketa e parë ukrainase godet Krimenë, pasi Ukraina merr armë nga Perëndimi dhe fillon të hakmerret, do të jetë kjo një porosi e fortë për rusët”.

“Rusët në atë moment do të kuptojnë se diçka ka devijuar dhe po shkon në drejtim të gabuar”, tha Kasparov, përcjellë Gazeta Blic.