Në një postim në FB deputeti i PDK-së Ardian Kastrati nuk ka përjashtuar konfliktet në Veri që gjithmonë mund të provokohen nga Serbia, por deklaratat e fundit të krerëve të shtetit për luftën sipas tij janë “ushqim për trushpëlarët”.
Sipas Kastratit, për luftën po flasin kasnecët e pushtetit të cilët “e çliruan” Prishtinën në 1999 pa asnjë minutë luftë duke ndejt kafeve.
Deputeti i PDK-së mendon se me deklarata si këto ka filluar fushata zgjedhore dhe se kjo retorikë po bëhet me qëllim për me i ik kryetemave siç janë korrupcioni dhe bllokada ekonomike që ka shkaktuar kjo qeveri.
Ai ka paraqitur një foto-montazhë ku shihen Kusari-Lila, Kurti, Bislimi e Sveçla në fronte të luftës me birra në duar.
Kastrati ka ironizuar duke thënë se diaspora nuk duhet të hezitoj të vij kësaj vere sepse në vend të kanaxheqave e dasmave do ta kenë “privilegjin” të shohin ” luftën” nën komandën e komandantëve të FB, siç i ka quajtur ai politikanët e pushtetit.
Për më shumë postimi i plotë i deputetit Kastrati më poshtë: