Lajme

Kasapolli: Perparim Rama po i jep shkollë LDK-së

05/05/2026 20:39
nga:Sh R

Analisti politik Gezim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka kritikuar qasjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj koalicioneve dhe zhvillimeve të brendshme, duke theksuar se problemet kryesore të partisë burojnë nga brenda saj

“Me duket që nganjëherë Perparim Rama po i jep shkollë LDK-së se si bëhen koalicionet. LDK gjithmonë e ka pasur një praktikë që i ka fajësuar të tjerët për dështimet e veta dhe gjithçka që ka ndodhur te LDK-ja është për shkak të përplasjes së interesave brenda LDK-së, jo jashtë saj. Është arritur një dozë e demonizimit në raport me koalicionet që i ka bërë LDK-ja, duke ikur nga një mizë nuk po e shohin elefantin para vetes që është Lëvizja Vetëvendosje dhe ai elefant i han të gjitha, kështu që LDK me ngulm është duke u munduar t’i ruajë armiqësitë e veta.”

Sipas Kasapollit, kjo qasje rrezikon ta dëmtojë më tej pozitën e LDK-së në skenën politike, duke lënë në hije sfidat kryesore dhe ndryshimet në raportet e forcave politike në vend.