Lajme

“Kasaphane e vërtetë” – I mbijetuari i Masakrës së Dubravës: Sa herë vijmë, i ripërjetojmë tmerret!

05/22/2024 22:30
nga:G B

Janë bërë 25 vjet nga masakra e burgut të Dubravës. Në këtë masakër forcat paramilitare serbe kanë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe kanë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Për të rikujtuar këtë masakër në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ kanë folur disa nga të mbijetuarit e kësaj masakre.

Blerim Camaj, i mbijetuar i kësaj masakre ka thënë se as herë që vjen në këtë vend i ripërjeton tmerret që kishte përjetuar 25 vjet me parë.

Ai ka thënë se 25 vjet me parë në burgun e Dubravës kishte ndodhur një kasaphane e vërtetë.

“Në mëngjesin e 22 majit na radhitën të gjithëve në tre rreshta. Kërkesa e tyre ishte që nuk keni kushte për të jetuar dhe do t’iu transferojmë. Në atë moment kanë filluar të shtënat duke ekzekutuar sa kanë mundur”, ka thënë Camaj.