Lajme

Kasanof: Marrëveshja Bruksel-Ohër të zbatohet, Kosova ta çojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese

10/11/2024 18:07
nga:Sh R

Emisari amerikan, Aleksander Kasanof, është pyetur rreth pritjeve të SHBA-së sa i përket procesit të dialogut. Kasanof në një bashkëbisedim me gazetarë në Prishtinë, ka thënë se SHBA e përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe pret që Kosova dhe Serbia që të përmbushin të gjitha obligimet që dalin nga Marrëveshja Bruksel-Ohër.

Kasanof ka thënë se kjo përfshinë për Kosovën edhe dërgimin e Draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.

Emisari amerikan ka deklaruar se SHBA koordinohet ngusht me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

“SHBA mbetet një përkrahëse e fuqishme e dialogut të BE-së. SHBA pret që Kosova dhe Serbia do të përmbushin të gjitha zotimet e bëra në dialog dhe nën Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit dhe kjo përfshinë për Kosovën dërgimin e Draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese”, ka thënë Kasanof.