Sporti

Kartoni i kuq, Angel Di Maria humb Milanin dhe rrezikon derbin

09/19/2022 17:14
nga:Lorik J

Angel Di Maria u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Monza një ditë më parë dhe pret të marrë një dënim edhe nga komisionet disiplinore të FIGC.

Mediat italianë shkruajnë se argjentinasi do të pezullohet minimalisht me dy ndeshje dhe do të mungojë për Juventusin ndaj Bologna dhe Milan.

Di Maria rrezikon në fakt edhe një ndeshje të tretë, pasi anësori regjistroi edhe një sjellje të keqe më pas ndaj arbitrit Maresca.

Nëse ky i fundit i ka raportuar shprehjet fyese, atëherë Di Maria pezullohet me tre ndeshje dhe humb edhe derbin kundër Torinos.