Sporti

Kartoni i kaltërt në futboll, ironizon Ozil: Tani Atletico Madrid do të luajë veç me 6 lojtarë?

02/08/2024 17:55
nga:Lorik J

Në futboll po prezantohet karton i ri. Jo vetëm kartoni i verdhë dhe i kuq në futboll do të jetë së shpejti edhe kartoni i kaltërt, shkruan GazetaBlic Sport.

Kartoni i kaltër do të jetë në shërbim të referëve për të ndëshkuar lojtarët në mënyrë që ata të largohen nga fusha për 10 minuta lojë.

Në lidhje me këtë zhvillim të fundit në futboll ka reaguar edhe ish futbollisti, Mesut Ozil, i cili me ironi ka theksuar se tani Atletico Madrid do luajë veç me 6 lojtarë – duke aluduar në lojën agresive që aplikon ekipi i Simeones.

“Pra Atletico Madrid do të luajë vetëm me 6 lojtarë atëherë”, shkruan Ozil në X.

Ja postimi: