Sporti

Karton i kuq në ndeshjen Legia – Drita

08/22/2024 18:31
nga:Lorik J

Skuadra e Dritës ka mbetur me 10 lojtarë në ndeshjen ndaj Legias.

Mbrojtësi Hasan Gomda bëri një ndërhyrje, me ç’rast ishte lojtari i fundit dhe u ndëshkua direkt me të kuq, shkruan GazetaBlic Sport.

Fillimisht, gjqytari e ndëshkoi me të verdhë – por pas rishikimit të VAR, Gomda mori të kuqin në minutën e 30’të.

Ai e përjetoi shumë keq dhe e la fushën në lot.

/GazetaBlic Sport