Euro2024

Karton i kuq në ndeshjen Çeki – Turqi pas vetëm 19 minutave lojë

06/26/2024 21:23
nga:Lorik J

Kombëtarja e Çekisë ka mbetur me 10 lojtarë në ndeshjen ndaj Turqisë.

Barak është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 19 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai fillimisht u ndëshkua me të verdhë pas 11 minutave lojë – teksa tetë minuta më vonë mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Tani, Çekia mbetet me 10 lojtarë – teksa i  duhet veç fitorja për t’u kualifikuar tutje.

/GazetaBlic Sport