Sporti

Karton i kuq në ndeshjen Ballkani – Prishtina

10/24/2021 14:02
nga:Lorik J

Skuadra e Prishtinës ka mbetur me 10 lojtarë në derbin e javës ndaj Ballkanit.

Futbollisti i Prishtinës, Gauthier Mankenda është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas 30 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Mankenda mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në Solomon.

Gauthier Mankenda u largua nga fusha me lot në sy.

Rezultati aktual i takimit është 0-0.

/GazetaBlic Sport