Kartolinat, ishin një nga mënyrat kryesore të urimit të festave e sidmos atyre të fundvitit anekënd botës, derisa teknologjia mori hov të jashtëzakonshëm.
Risitë e viteve të fundit në fushën e teknologjisë, bëri që të njëjtat të përdoren pak ose për të mos thënë fare, si formë për të uruar.
Edhe nëse ato përdoren nuk e kanë vlerën dhe efektin e njëjtë pasi tashmë po zëvendësohen me kartolinat virtuale.
Në shekullin që po jetojmë, tastiera po përdoret më shumë në vend të stilolapsit, ekrani në vend të letrës dhe e-maili në vend të postës.
Mesazhet copy paste në telefon dhe giftet “Gëzuar Vitin e Ri’ nuk përqojnë më emocionin e njëjtë siç mund të jepte një kartolinë e shkruar me dorë.
Kartolinat po përdoren gjithnjë e më pak por mesazhet e urimit po shtohen gjithnjë e më shumë…. e kjo vjen si rezultat i avancimit të teknologjisë dhe fomave më të lehta të komunikimit.
“Gazeta Blic” në një pyetësor të bërë në sheshet e kryeqytetit….’ se a i përdorni kartolinat si formë për të uruar? përgjigja ishte…. pak ose fare.
“Hera e fundit që kemi dërguar kartolina ka qenë shumë vite më parë, po humbet si traditë” tha njëri prej tyre për “Gazeta Blic”.
Por si lindi tradita e dërgimit të kartolinave?
Kartat e para të Krishtlindjeve datojnë në mesjetë.
Këto ishin gdhendje me motive biblike – piktura murale në miniaturë që dekoronin shtëpitë në Krishtlindje.
Ato u bënë nga murgjit dhe pelegrinët, ishin shumë të shtrenjta dhe të vlerësuara dhe një privilegj i fisnikërisë.
Nga rruga, tradita e urimeve të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve e ka origjinën nga Anglia.
Besohet se kartolina e parë përshëndetëse u pikturua nga artisti anglez Dobson në 1794.
Ai pikturoi një pyll me dëborë dhe një familje të lumtur nën një pemë të Krishtlindjes në një karton kartoni.
Linja e parë e kartolinave të printuara u krijua në një tirazh prej njëmijë copë.
Vetëm 12 prej tyre kanë mbijetuar deri më sot.
/Gazeta Blic/