Lajme

Kartelat për të punësuarit në KEK, Çitaku – Kurtit: Kjo përpjekje për vetëlavdërim nuk është gjë tjetër veçse një farsë e mjerë

01/07/2025 11:08
nga:N K

Gjatë ditë së djeshme, Kryeministri Albin Kurti ishte i pranishëm bashkë me Ministren Artane Rizvanolli në ceremoninë e nënshkrimit të 220 kontratave të punëtorëve të rinj në KEK, në Termocentralin Kosova B. Krejt në fund të kësaj ceremonie, Kurti shpërndau disa “kartela” për punëtorët e rinj në Divizionin e Qymyrit.

Lidhur me këtë ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku shprehet se “kjo përpjekje për vetëlavdërim nuk është gjë tjetër veçse një farsë e mjerë”.

“Lëvizja VV dhe A.K. paskan organizuar një ceremoni publike, me synimin e promovimit të punësimit të disa punëtorëve të rinj në Korporatën e Martinit dhe Nagipit.

Kjo përpjekje për vetëlavdërim nuk është gjë tjetër veçse një farsë e mjerë.”, shkroi Çitaku.

Sipas sekretarës, “është ironike që pikërisht VV dhe A.K., që kanë sabotuar çdo projekt zhvillimor në fushën e energjetikës, po tentojnë të promovojnë një “arritje” të tillë”.

Tutje, ajo shton se të njejtin kanë luftuar ashpër e dhunshëm kundër projekteve që do të siguronin pavarësinë energjetike të Kosovës.

“Të nejtit kanë luftuar ashpër, dhe jo rrallë edhe dhunshëm, kundër projekteve që do të siguronin pavarësinë energjetike të Kosovës., duke filluar nga Kosova e Re, e deri tek gazsjellësi i sponzorizuar nga SHBA-të. Projekte që, po të ishin realizuar, sot do të garantonin siguri energjetike dhe çmime më të ulëta të energjisë për të gjitha familjet e Kosovës”, theksoi Çitaku, përcjell GazetaBlic.

Po ashtu Çitaku shprehet se mos realizimi i këtyre projekteve, e ka bërë Kosovën të varur nga pazaret e matrapazëve si Nagipi e Martin.

“Ajo që don kjo kastë udhëheqëse është qytetarin e dorëzuar e të nënshtruar, që pranon lëmoshën si sukses”, përfundoi ajo.

Reagimi i plotë: