Skuadra e Romës ka fituar Conference League, pasi mposhti Feyenoordin me rezultatin e ngushtë 1:0 në “Air Albania” mbrëmë.
Rick Karsdorp, lojari i Romës ishte shumë i lumtur me triumfin e skuadrës së tij në këtë kompeticion të ri të UEFA’s, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është e vështirë të luash kundër ish-skuadrës tënde, mendova se do të ishte e lehtë, por nuk ishte. Ishte shumë e rëndësishme për të gjithë ne të fitonim sonte, sepse pakkush kishte fituar diçka”, tha fillimisht ai për Sky Sports.
“Është titulli i parë që fitojmë në Evropë dhe duam të festojmë sot dhe nesër, nuk më intereson nëse njerëzit thonë se kjo kupë nuk është Champions, mendoj se është një sukses i madh”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


