Sporti

Karriera e Agueros në rrezik, problemi me zemër më serioz sesa dukej

11/12/2021 10:44
nga:E K

Sergio Aguero e ka në rrezik karrierën për shkak të problemeve me zemrën.

Sipas Rádio Catalunya, problemi i zemrës së golashënuesit argjentinas do të jetë më serioz sesa u zbulua fillimisht,shkruan GazetaBlic Sport.

Rezonancat dhe sprovat e përpjekjeve që iu nënshtrua lojtarit ditët e fundit zbuluan se patologjia që ai vuan është e papajtueshme që ai të zhvillojë karrierën si futbollist.

Aguero, 33 vjeç, u detyrua të tërhiqej nga ndeshja kundër Alavés më 30 tetor, pasi nuk ndihej rehat në gjoks. Ai iu nënshtrua ekzaminimeve kardiologjike dhe klubi urdhëroi një pushim prej tre muajsh.