Lajme

Karolinë e Veriut: Rrëzohet helikopteri i një agjencie të lajmeve, vdesin dy persona

11/22/2022 23:03
nga:G B

Autoritetet e Karolinës së Veriut thonë se dy të vdekur pas përplasjes së helikopterit të lajmeve televizive në Charlotte

Dy persona kanë vdekur pasi një helikopter i një media të Karolinës së Veriut u rrëzua në Charlotte.

Sipas departamentit të Policisë së Charlotte, përplasja ndodhi pask pas mesditës, duke bërë që autoritetet të mbyllnin koristë në drejtim të jugut.

Administrata Federale e Aviacionit tha se një helikopter Robinson R44 u rrëzua pranë autostradës dhe Nations Ford Road dhe se dy persona ishin në bord.

“Stacioni lokal i lajmeve WBTV tha se helikopteri i tij Sky 3 u rrëzua me pilotin Chip Tayag dhe meteorologun Jason Myers në bord. Të dy u vranë”, shkruan Fox News.

Më tej, bëhet e ditur se Myers u rrit në Karolinën e Veriut dhe punoi në lajmet televizive në Raleigh, Teksas dhe Virxhinia përpara se të kthehej në zonën e Charlotte, ku la pas gruan dhe katër fëmijë.

Tayag kishte qenë pilot për më shumë se 20 vjet dhe filloi të punojë me WBTV në 2017.

“Kjo është një tragjedi e tmerrshme për familjen WBTV dhe ne po lutemi për ta dhe për të gjithë ata në media që punojnë kaq shumë për ta mbajtur publikun të informuar”, shkroi në Twitter guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, shkruan Fox News.