Real Madridi kthehet në aksion sonte në Santiago Bernabeu. Pas pushimit ndërkombëtar, Los Blancos pret Osasunën që ka nevojë për një fitore për të rimarrë vendin e parë në La Liga, pasi Barcelona kapërceu rivalët e saj të mëdhenj me fitoren ndaj Real Mallorca të shtunën.
Lojtarët e Ancelottit kanë një rekord të përsosur deri më tani këtë sezon – nëntë fitore në nëntë ndeshje – dhe shkojnë në ndeshje me pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion, përcjell GazetaBlic Sport.
Luka Modric është lojtari i vetëm i lënduar i Madridit, pasi u kthye nga Kroaca me një problem në gju. Nuk duket serioze, por deri më tani ai nuk ka mundur të stërvitet me grupin dhe nuk do të luajë këtë fundjavë.
Karim Benzema pritet të rikthehet sonte për madrilenët, pasi ai humbi tri takimet e fundit, shkaku i lëndimit.
Ndeshja mes Real Madrid dhe Osasunas luhet nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


