Karim Benzema nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të Real Madridit këtë të premte dhe mund të mungojë në ndeshjen kundër Getafes, të planifikuar për këtë të shtunë.
Marca raporton se trajneri Carlo Ancelotti duhet të kursejë sulmuesin francez, i cili ka treguar pak lodhje muskulore, përcjell GazetaBlic Sport.
Përdorimi i tij mund të rrezikojë prezencën e golashënuesit francez në duelet e javës së ardhshme me Shakhtarin (Champions) dhe gjithashtu në superklasikën kundër Barcelonës, në Santiago Bernabeu, që është caktuar për 16 tetor.
Për të kompensuar mungesën e mundshme të sulmuesit francez, trajneri italian duhet të vë bast për Rodrygo ose Hazard.
/GazetaBlic Sport/


