Sporti

Karim Benzema me postim emocionues për Sergio Ramos: Vëllai im, faleminderit për të gjitha momentet e suksesit

06/17/2021 13:23
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi legjendar i Real Madridit, Sergio Ramos i ka dhënë fund karrierës së tij te Real Madrid.

Spanjolli u transferua nga Sevilla në Real Madrid në vitin 2005 dhe u paraqit për “Los Blancos” në 469 ndeshje, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai lajmëroi se do të largohet nga klubi madrilien pas 16 vitesh.

Në konferencën lamtumirëse ai u pa me lot në sy dhe tha se kjo nuk është një lamtumirë pasi do kthehet përsëri një ditë.

Karim Benzema i ka kushtuar një postim emocionues ish bashkëlojtarit të tij.

Më shumë se një Kapiten, miku im, vëllai im faleminderit për të gjitha momentet që kaluam së bashku në rrugën e suksesit për Real Madrid C.F. Ju uroj më të mirën, legjenda Sergio Ramos”.