Sporti

Karim Benzema do të martohet në muajin korrik

06/26/2025 17:39
nga:Lorik J

Karim Benzema po bën bujë me një lajm jashtë fushave.

Por jo për aftësitë e tij në futboll. Në fakt, Paris Match zbulon se ish-lojtari i OL dhe Real Madrid do të martohet me partneren e tij, aktoren Lyna Khoudri, gjatë muajit korrik.

Në maj, çifti e zyrtarizoi lidhjen e tyre në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Caen.

Disa javë më vonë, u mësua se ata do të martoheshin në Korsikë fundjavën e 5-6 korrikut.

/GazetaBlic Sport/