Sporti

Karim Benzema dënohet me burgim dhe gjobitet për shantazh ndaj ish-bashkëlojtarit

11/24/2021 10:26
nga:Lorik J

Karim Benzema është dënuar me një vit burgim me kusht nga një gjykatë franceze të mërkurën, e cila e shpalli atë fajtor për bashkëpjesëmarrjen në tentim shtantazim ndaj ish-bashkëlojtarit të vet në Kombëtaren e Francës, Mathieu Valbuena, për një kasetë të seksit.

Po ashtu, sulmuesi i Real Madridit është gjobitur edhe me 75 mijë euro.

Benzema, i cili i kishte mohuar akuzat, nuk ishte në gjykatë kur u dha verdikti ndaj tij.

Ai do të luajë për Real Madridit kundër Sheriff Tiraspolit sot në mbrëmje në Ligën e Kampionëve.