Borussia Dortmund po përgatitet të ndahet me Karim Adeyemi gjatë afatit kalimtar të verës, sipas Sky Deutschland.
Anësori 22-vjeçar, i cili ka treguar aftësitë e tij në Bundesligë, ka tërhequr interes të konsiderueshëm nga disa klube të Premier League, transmeton GazetaBlic Sport.
Adeyemi, i cili arriti të shënonte tre gola në 21 paraqitje këtë sezon, nuk ka pasur ndikimin frytdhënës që disa mund të kishin shpresuar dhe skuadra gjermane është gati të dëgjojë ofertat për të.
/GazetaBlic Sport/