Sëmundjet e zemrës kanë qenë gjithmonë të pranishme në jetët e njerzëve, mirëpo kohët e fundit sipas disa studimeve, ataket në zemër janë shtuar dukshëm.
Lidhur me këtë, në një prononcim për GazetaBlic, ka folur kardiologu Arlind Batalli, ku tregon për rritjen alarmante të atakeve të zemrës tek gratë e reja dhe ndikimin e tyre në krahasim mes meshkujve dhe femrave.
“Sëmundjet koronare të zemrës përfshirë (sulmi ne zemer) janë në rritje tek gratë më të reja të moshës 35 deri në 54 vjeç. Kjo i atribohet një prevalence në rritje të faktorëve të rrezikut, të cilët mund të sjellin rezultate të ndryshme tek gratë kundrejt burrave”, u deklarua ai.
Tutje ai tha se përveç faktorëve tradicionalë të njohur tash e sa kohë, të rrezikuara nga ataket në zemër janë gratë duhanpirëse dhe ato me diabet.
“Gratë me diabet dhe ato që pinë duhan kanë një rrezik më të lartë në krahasim me meshkujt. Përveç këtyre mospërputhjeve në faktorët tradicionalë të rrezikut, një numër kushtesh klinike unike për gratë është treguar se rrisin rreziqet si pre-eklampsia, diabeti gestacional, sindroma e vezores policistike, menopauza e hershme dhe sëmundjet autoimmune”, u shpreh ai.
Poashtu tutje ai foli për simptomat dalluese tek femrat në raport me meshkujt.
“Ashtu si te burrat, simptoma më e zakonshme e infarktit të grave është dhimbja ose diskomfori në gjoks. Por, gratë mund të përjetojnë simptoma të tjera që zakonisht janë më pak të lidhura me sulmin në zemër, të tilla si gulçim, nauze të vjella dhe dhimbje në shpinë ose nofulla”, tha ai.
Më tej kardiologu Arlind Batalli, tregon për faktorët e rinjë të riskut për sëmundje kardiovakulare sipas studimeve tek meshkujt.
“Kohëve të fundit studimet kanë bërë indentifikimi e të ashtuquajturve faktorë të rinj të rrezikut tek meshkujt që mund të parashikojnë për SKV.Studimet kanë treguar se disa faktorë rreziku të rinj, duke përfshirë Tyg indeksin (indeksi i triglicerideve) mbetjet e lipoproteinave të pasura me trigliceride, Lipoproteina, homocisteina dhe proteinën C-reaktive me ndjeshmëri të lartë, kontribuojnë në një rrezik në rritje të sëmundjeve koronare dhe kardiovaskulare sëmundjet”, vazhdoi tutje ai.
Gjithashtu përmendi simptomet e sëmundjeve të zemrës si dhimbje shtrënguese në gjoks që zgjasin nga disa minuta deri në disa orë, mund të shoqërohen me djersitje mundim vjellje, frymëzënje.
Tutje sipas kardiologut Batalli, parandalimi i SKV, është aktiviteti fizik i rregullt, një dietë e shëndetshme, ndalimi i duhanpirjes dhe monitorimi i rregullt i shëndetit janë masa të rëndësishme për të reduktuar rrezikun.
“Parandalimi i SKV është, aktiviteti i rregullt fizik, ushqimi i shendetshem, stop duhan pirjes, depistimi i rregullt i popullates”, tha ai.
Për në fund kardiologu Arlind Batalli përmendi se si disa gjendja mund të derteminojnë simptomet e sulmit në zemër, si pacientët me diabet mund të kenë ankesa jo tipike, apo të kalojnë një atak të heshtur apo me simptome ekuivalente me dhimbjen në gjoks, dhe në rast të dhimbjeve gjoksi, vështërsi në frymëmarrje, ju duhet të lajmroheni në qendrën më të afërt.