Sporti

Karateisti Elhami Shabani debuton me humbje në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

06/26/2022 17:26
nga:Lorik J

Karateisti kosovar, Elhami Shabani ka debutuar me humbje në Lojërat Mesdhetare 2022 që po zhvillohen në Oran.

Shabani kishte një short të vështirë – pasi përball kishte kampionin olimpik, italianin, Luigi Busa, nga i cili edhe pësoi disfatë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky ballafaqim u zhvillua në kategorinë -75 kg.

Medalisti ynë i bronztë i Evropës mund të garojë në repesazh, nëse Busa kualifikohet në finale.

/GazetaBlic Sport