Prokuroria Themelore në Prizren ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me basisjet që janë bërë në pronat e ish-zyrtarëve të Byrosë për Sigurime të Kosovës.
Në këtë konferencë u bënë të ditura detajet në lidhje me bastisjet, ku Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe Kapiteni Fatmir Karaliti treguan se çfarë kanë sekuestruar, derisa janë bllokuar edhe xhirollogari bankare në vlerë monetare mbi 1.3 milion euro.
“Është rast specifik, ku Prokuroria e Prizrenit ka angazhuar disa prokurorë, derisa janë arrestuar 39 persona, në një angazhim rreth 400 zyrtarë policorë”, ka thënë Karaliti, përcjell Telegrafi.


