Lajme

Kaq vota kanë marrë kandidatët për kryeministër: Kurti dominon, Hamza dhe Abdixhiku pasojnë me rezultate të forta

03/05/2025 20:13
nga:Genita C

Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave të diasporës dhe rreth 80% të votave me kusht, janë publikuar rezultatet e kandidateve për kryeministër nga partitë politike në zgjedhjet e fundit, raporton GazetaBlic.

Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka arritur një mbështetje të jashtëzakonshme me 334,315 vota, duke shënuar një rezultat dominues.

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka marrë 171,911 vota, ndërsa Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur 145,366 vota.

Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma ka marrë 44,629 vota.

Del lista: Haliti, Berisha, Beqaj, Kastrati e Haxhiu mbesin jashtë Kuvendit të Kosovës

Daut Haradinaj, kandidati për deputet më i votuar nga koalicioni AAK-NISMA me 26,229 vota