Lajme

Kaq persona dyshohet se kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarrit në Tetovë

09/08/2021 22:29
nga:Q R

Sipas raportimeve jozyrtare, thuhet të jenë 8-9 viktima, nga shpërthimi tek spitali modular i Tetovës.

Para pak çastesh ka ndodhur një shpërthim tek spitali modular i Tetovës.

Sipas burimeve të Alsat, raportohet të ketë edhe viktima si nga pacientët edhe nga stafi mjekësorë. Është djegur tërësisht spitali modular, derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit. Në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e viktimave.

Zjarri ka kapluar spitalin modular në Tetovë