Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave me postë për zgjedhjet e fundit, raporton GazetaBlic.
Sipas përditësimit të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur rezultatin më të lartë, duke siguruar 51.57% të votave, ose 31,963 vota.
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë 30.55% të votave, ose 18,933 vota. E treta në këtë renditje është Partia Demokratike e Kosovës, me 9.48% të votave, ose 5,878 vota.
Në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka siguruar 3.23% të votave, ose 2,000 vota.


