Lajme

Kaq është shuma që shpenzoi LVV nga buxheti që kishte në dispozicion për tremujorin e dytë

07/18/2025 11:54
nga:Y I

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet tremujore (prill, maj qershor 2025) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.

Nga 656,793.36 sa kishin buxhet për tremujorin e dytë të vitit 2025, LVV ka shpenzuar 498,800.63.

Mbi 200 mijë euro, LVV ka shpenzuar në mallra dhe shërbime, kurse mbi 9 mijë euro në udhëtime.

LVV gjithashtu ka shpenzuar mbi 65 mijë euro qira, kurse për marketing rreth 32 mijë euro.

Në dreka zyrtare, LVV ka shpenzuar 49 mijë euro.