Lajme

Kaq është pasuria e ministres, Artane Rizvanolli, e deklaruar në AKK

09/30/2022 08:44
nga:Y I

Gjatë ditëve të fundit është thënë se kriza energjetike do të vazhdojë edhe më tej, madje, janë bërë paralajmërime se Kosovën e pret një dimër i vështirë si pasojë e kësaj krize.

Në lidhje me këtë çështje, është diskutuar në Kuvendin e Kosovës, ku qeveria ka kërkuar që të miratohet vendimi i saj për zgjatjen për një muaj të masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, kërkesë e cila dështoi të aprovohet nga Kuvendi si rezultat i mungesës së kuorumit.

Në mesin e shumë deklarimeve ishte edhe deklarimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila në fjalën e saj dha një ide që, sipas saj, mund të kursej rrymën më mirë.

Rizvanolli, u ka kërkuar qytetarëve që t’i izolojnë shtëpitë dhe të ndërrojnë mënyrën e ngrohjes.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Këto kriza, ashtu siç ka raportuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, disa muaj më parë, ka bërë që të rritet inflacioni, kësisoj qytetarëve, u është bërë edhe më e shtrenjtë jeta.

Por për dallim, nga qytetarët, të cilët nga profesione të ndryshme po kërkojnë rritjen e pagave si mënyrë që të përballën më lehtë me inflacionin, ministrja Rizvanolli, nga ato çfarë ajo ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, mund të aludohet se, nuk e ka aq të vështirë.

Bazuar në deklarimet e ministres së Ekonomisë, bërë në AKK, mund të shihet se Rizvanolli, në institucionet financiar, si para të gatshme ka më shumë se 200 mijë euro.

Por, përveç të parave të gatshme, ajo edhe si të hyra vjetore gëzon paga që arrijnë disa mijëra euro.

Në vijë me këto çfarë po përballen qytetarët e Kosovës dhe kërkesave të tyre për rritje të pagave në disa sektorë, ata shfaqën të brengosur për krizat dhe rritjen e çmimeve në produkte.

Ata kanë thënë se nëse vazhdon kjo rritje, do ta kenë të vështirë ta tejkalojnë periudhën e dimrit dhe se këto rritje dhe se po ndikojnë negativisht në jetët e tyre.

Ndërsa nga partitë opozitare, si kërkesë drejtuar qeverisë, ka qenë heqja e TVSH-së dhe akcizës për disa produkte në mënyrë që qytetarët ta kenë më të lehtë përballjen me krizën.

/Express/