Lajme

Kapen nëntë kilogramë kokainë në pikën kufitare Vërmicë

09/08/2021 10:07
nga:Y I

Mbrëmë në Vërmicë janë kapur rreth 9 kilogramë substancë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, raporton Gazeta Blic.

Nga ky aksion janë arrestuar edhe dy persona të dyshuar për veprën penale “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Me datën 07.09.2021, rreth orës 21:45 në pikë kalimin kufitar Vërmicë ka arritur një automjet (pezho) me targa të republikës së Shqipërisë, në të cilën gjendeshin dy persona meshkuj me shtetësi të Shqipërisë, ku pas dyshimeve të ngritura vetura është selektuar për kontrolle. Vetura është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me Doganën e Kosovës, gjithashtu në bashkëpunim me autoritetet kufitare të Shqipërisë në bazë të dyshimeve të bazuara automjeti është dërguar për skanim, imazhet e skanimit kanë dhënë indikacione për hapësirë të fshehur post fabrikat nën ulësen e pasme” thuhet në komunikatën e Policisë.

Njoftimi i plotë: