Lajme

Kaplohet nga zjarri një veturë në Prishtinë

03/12/2022 10:01
nga:Astrit Gashi

Një veturë është kapluar nga zjarri në Rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, teksa bëhet e ditur se nuk ka pasur persona të lënduar gjatë zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë ku është djegur një veturë. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka persona të lënduar. Me këtë incident zjarri po merren njësitet nga stacioni Jugu në Prishtinë”, tha Ahmeti.