Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Mallakastër, Agron Kapllanaj ka denoncuar presionet dhe praninë e bandave të armatosura në qytet.
Sipas tij, diçka e tillë po vjen si pasojë e frikës nga humbja.
“Gjatë gjithë ditës, qyteti është mbushur me persona të panjohur e të armatosur, të cilët janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve. Elementë të keqpërdorur nga mazhoranca si Aranit Dautaj, apo djali i administratorit të Njësisë Administrative Fratar, gjatë gjithë kohës provokojnë mbështetësit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, duke provokuar incidente,” – thuhet në denoncimin e Kapllanajt.


