Lajme

Kapja e drogës në Karaburun, Policia e Shtetit deklaratë për mediat: 3 shqiptarë dhe 2 ukrainas të arrestuar, 1 në kërkim

08/08/2022 13:37
nga:G B

Policia e Shtetit ka dalë në një deklaratë për mediat pas operacionit të policisë së Vlorës dhe Guardia di Finanzia, ku u sekuestruan 992 kg lëndë narkotike, e dyshuar marijuanë.

Policia deklaroi se janë arrestuar 3 shqiptarë dhe dy ukrainas, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person, nga Vlora.