Kosova U21 triumfoi 3:1 kundër Izraelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” në ndeshjen e luajtur në Podujevë.
Kapiteni i Kosovës U21, Valon Zumberi ka insistuar se e kanë merituar fitoren përball Izarelit në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.
Kosova U21 të martën triumfoi 3:1 kundër Izraelit në kuadër të Grupit D kualifikues.
“Jam shumë i kënaqur pasi në këtë ndeshje e kemi treguar veten dhe kemi dëshmuar se kemi ekip të mirë. Në përgjithësi luajtëm mirë dhe mund të them se kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për ne”, ka thënë Zumberi.
Pas ndeshjes ndaj Izraelit, Kosovës U21 i mbeten edhe katër sfida deri në përfundimin e këtij cikli eliminatore, të cilat do të luhen në vitin e ardhshëm.
Kosova vazhdon rrugëtimin e saj me shpresën për të arritur rezultate të mira në përballjet e mbetura.


