Festa dhe gëzimi në mesin e futbollistëve të Struga Trim Lum është më shumë se kurrë në nivel, kjo pasi dje prekën edhe fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.
Kapiteni i Stugës, Flamur Tairi u shpreh i lumtur me këtë arritje, transmeton GazetaBlic Sport.
“Unë jam pjesë e FC Struga Trim Lum që nga fillimet e saja, dhe vit për viti kemi arritur suksese të njëpasnjëshme, jam shumë i emocionuar për kualifikimin në ‘play-off’, është një arritje historike për ne, dhe shpresojmë të vazhdojmë akoma me suksese të njëpasnjëshme dhe pse jo të kualifikohemi edhe në grupet e Ligës së Konferencës.” – u shpreh fillimisht kapiteni Flamur Tairi.
“Sigurisht për këtë arritje dua të falënderojë të gjithë futbollistët, pasi kanë treguar një shpirt gare ta paparë sonte, kanë sakrifikuar që të gjithë, edhe ata që luajtën nga minuta e parë, edhe atë që u inkuadruan në lojë nga stoli, kanë treguar një entuziazëm, një përgatitje të jashtëzakonshme dhe i falënderojë të gjithë” – përfundoi Flamur Tairi.
/GazetaBlic Sport.


