Kapiteni i skuadrës së Trepçës ’89, Samir Sahiti i ka reaguar trajnerit të Llapit, Tahir Batatina.
Ky i fundit reagoi nëpërmjet një postimi pas eliminimit nga Kupa, duke u shprehur: Qentë lehin, karvani ecën, ata e kanë zërin e vogël.
Kapiteni Sahiti në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ ironizoi duke thënë se fillimisht është i lumtur që dikush nga Llapi u lajmërua, sepse sipas informatave shumica e stafit e kanë kaluar natën e së dielës në QKUK.
“Fillimisht na vjen mirë që njëri prej tyre është lajmëruar se pas ndeshjes u zhduken dhe sipas informacioneve pjesa më e madhe e stafit e ka kaluar natën në QKUK”, tha fillimisht Sahiti me një koment ironizues.
Tutje, ai tha se shpreson që komentet e Batatinës nuk kanë qenë në drejtim të tij dhe klubit Trepça ’89, sepse detyrohen t’i kthehen arkivës së vjetër.
“Sa i përket komentit të tij shpresoj që nuk ka qenë i drejtuar nga ne, sepse përndryshe i nxjerrim komentet e arkivës së vjetër. Është më mirë me vazhdu me punu ai për me i përmirësu ‘rezuNtatet’ (ironizim me një koment nga trajneri Batatina) e veta“, përfundoi Sahiti.
/GazetaBlic Sport/