Kapiteni i kombëtares ukrainase të futbollit, Andriy Yarmolenko, ka dhënë një deklaratë para ndeshjes së sotme mes Skocisë dhe Ukrainës në Ligën e Kombeve, të cilën e ka transmetuar Eurosport.
Futbollisti ukrainas foli ashpër për Rusinë dhe sportistët e këtij shteti, duke e quajtur Rusinë një vend të terroristëve.
“Mendimi im është mjaft i thjeshtë. Futbolli rus dhe sportet ruse në përgjithësi duhet të ndalohen. Është një vend terroristësh, një vend që vret ukrainasit, fëmijët tanë. Sporti nuk mund të ndahet nga e gjithë historia. Të gjithë lojtarët e Ukrainës duan që Rusia të të dënohen në të gjitha nivelet”, tha Yarmolenko.
Me këtë Yarmolenko mbështeti vendimin e UEFA-s për të përjashtuar Rusinë nga kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
/GazetaBlic Sport


