Sporti

Kapiteni i Sllovakisë: Gabimet tona na kushtuan me humbje.

03/26/2026 23:52
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Sllovakisë, Stanislav Lobotka, ka reaguar pas humbjes së ekipit të tij, duke pranuar se gabimet gjatë ndeshjes ishin vendimtare për rezultatin negativ.

Ai theksoi se skuadra nuk arriti të menaxhojë si duhet disa momente kyçe, çka ndikoi drejtpërdrejt në epilogun e takimit.

“Gabimet tona na kushtuan me humbje. Në nivele të tilla, çdo lëshim ndëshkohet menjëherë,” u shpreh ai pas ndeshjes.

Kapiteni shtoi se ekipi kishte përgatitur mirë taktikën, por në fushë nuk arriti ta zbatojë plotësisht planin e trajnerit. “E dinim çfarë duhej të bënim, por në disa situata humbëm përqendrimin dhe kjo bëri diferencën,” tha ai.

Megjithatë, ai u shpreh optimist për ndeshjet e ardhshme, duke theksuar se skuadra duhet të mësojë nga këto gabime. “Duhet të reagojmë dhe të përmirësohemi. Kemi cilësi dhe mund ta tregojmë në sfidat që vijnë,” përfundoi kapiteni i Sllovakisë.