Sporti

Kapiteni i skuadrës së njohur italiane shërohet nga kanceri

05/26/2021 16:08
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Leçes, Marco Mancosu zbulon se ai është deklaruar i pastër nga kanceri pas operacionit për heqjen e një tumori në mars.

Lojtari e kishte mbajtur atë sekret gjatë javëve të fundit të sezonit, duke pretenduar se operacioni i tij ishte për një gjë tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai shpjegoi të vërtetën në një postim prekës të mediave sociale në 5 maj dhe tha se po shtynte kimioterapinë derisa të ketë përfunduar sezoni i Serie B.

Kontrolli u mbajt më në fund këtë mëngjes dhe Mancosu njoftoi se ai u shpall i shëruar nga kanceri, kështu që nuk kërkon trajtim të mëtejshëm.

Ai do të bëjë kontrolle çdo gjashtë muaj, por 32-vjeçari përndryshe është i shëndetshëm.

Lecce arriti në gjysmëfinalet e play-off të promovimit të Serie B, por u eliminua nga Venezia, Mancosu humbi një penallti.

/GazetaBlic Sport/