Tani nuk ka më dyshime, kapiteni i Napolit, Lorenzo Insigne është pozitiv për Covid-19.
Lorenzo Insigne nuk stërviti sot pasi kishte simptoma dhe tashmë klubi ka njoftuar zyrtarisht që ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell GazetaBlic Sport.
“Pas testit të kryer këtë mëngjes, Lorenzo Insigne rezultoi pozitiv me Covid-19. Lojtari do të vazhdojë periudhën e izolimit në shtëpinë e tij”, njofton Napoli.
“Ekipi, pas indikacioneve të ASL-së kompetente, kreu një raund të strisheve molekulare, rezultatet e të cilave do të shpallen në orët e vona të pasdites”, shkruhet në njoftim.
/GazetaBlic Sport


