Kapiteni i Las Palmas, Kirian Rodriguez ka konfirmuar se i është rikthyer kanceri nga i cili vuante disa vite më parë, prandaj duhet të fokusohet në shërimin e tij.
Në një konferencë për shtyp, kapiteni i skuadrës së Las Palmas, i mbështetur nga anëtarët e bordit drejtues, shpjegoi sinqerisht situatën në të cilën ndodhej.
“Do të më duhet të ndaloj përsëri dhe t’i nënshtrohen një raundi tjetër kimioterapie për të luftuar këtë sëmundje”, tha Rodriguez.
Ai njoftoi në gusht të 2022 se vuante nga një tumor që prek sistemin e tij limfatik, duke e detyruar atë të përfundojë karrierën e tij sportive për një periudhë prej tetë muajsh.
Ai u rikthye në fushë në prill 2023 dhe tani duhet të rihapë një kapitull në jetën e tij, duke pritur të kthehet më i fortë se kurrë.
/GazetaBlic Sport