Sporti

Kapiteni i Juventusit: Shpresoj që Modric të luajë në Kupën e Botës, futbolli ka nevojë për të

05/04/2026 09:25
nga:L J

Kapiteni i Juventusit, Manuel Locatelli, ka folur për përplasjen e pakëndshme me Luka Modricin, pas së cilës lojtari kroat pësoi një dëmtim të rëndë. +

Modric pësoi një frakturë në mollëz gjatë duelit dhe iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, prandaj rikthimi i tij në fushë është ende i pasigurt.

Locatelli i zbuloi DAZN se e kishte kontaktuar Modricin më pas. “Ne folëm pas ndeshjes dhe i dërgova disa mesazhe, e kontaktova nga respekti. Më vjen shumë keq që ndodhi kjo, veçanërisht pasi është një lojtar i atij kalibri. Fatkeqësisht, këto gjëra ndodhin në futboll”, tha mesfushori italian.

Ai shtoi se shpreson për një shërim të shpejtë për kapitenin kroat. “Shpresoj që ai të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të luajë në Kupën e Botës. Ai e meriton, futbolli ka nevojë për të”, tha ai.

Sipas informacioneve nga Italia, Modric tashmë po shqyrton një rikthim të mundshëm para fundit të sezonit, dhe ekziston edhe një skenar në të cilin ai mund të luajë me një maskë mbrojtëse.

/GazetaBlic Sport