Sporti

Kapiteni i Gjilanit: Ismet Munishi e ka sjellur këtë risi në ekip

04/12/2021 09:13
nga:Lorik J

Ylber Kastrati, kapiteni i klubit të Gjilanit në futboll ka thënë se trajneri, Ismet Munishi i ka ndihmuar shumë lojtarëve të klubit.

Sipas Kastratit, Gjilani ka lojtarë jashtëzakonisht të mirë që kanë bagazh, por që e vetmja gjë që ju duhet është motivimi, e këtë e ka sjellur Ismet Munishi në klubin e madh të Gjilanit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Në ekipin e Gjilanit ka lojtarë vërtetë me përvojë, kanë luajtur në Evropë, kanë fituar tituj, gjithçka çfarë iu duhet këtyre lojtarëve është një motiv, një atmosferë, një çasje ndryshe ndaj tyre. Në këtë pikë ka goditur trajneri, Ismet Munishi. Profesionistët e klubit tonë e kanë pranuar edhe motivin që Ismet Munishi e ka sjellur nga jashtë, atmosfera në ekipin e Gjilanit është shumë e këndshme, si në fushë, ashtu edhe në zhveshtore”, tha Ylber Kastrati, kapiteni i Gjilanit në Kanal 10.

Vlen të potencohet se Gjilani është jashtë objektivave në këtë sezon, pasi është eliminuar nga Kupa e Kosovës, kurse në kampionat është larg Evropës, megjithatë Munishi ka deklaruar se po e bën gati skuadrën për vitin tjetër.

/GazetaBlic Sport