Kapiteni i klubit të Ballkanit, Armend Thaçi ka thënë se në ndeshjn ndaj CFR Cluj, ekipi hyn me synim për të fituar.
“Presioni është zero, për shkak se kemi arritur diçka historike, dhe sigurisht do luftojmë për të arritur diçka më shumë. Nuk do futemi në ndeshje për të u dorëzuar, do futemi normalisht për të fituar ndeshjen, se a do e arrijmë apo jo mbetet të shihet në ndeshje”, ka thënë Thaçi para ndeshjes.
“Vetë niveli i garave na tregon se çfarë ndjenje dhe çfarë krenarie është për futbollistët që e kemi pru jo vetëm Ballkanin, por edhe futbollin kosovar në këtë nivel, mirëpo nuk bën të kënaqemi me kaq, kemi edhe disa ndeshje për të zhvilluar dhe do shohim“, shtoi tutje kapiteni.
Thaçi tha se gjatë kësaj jave kanë bërë analiza të lojës së kundërshtarit.
“Gjatë kësaj jave kemi bërë analiza të thukta për kundërshtarin, i njohim të gjithë, mund të them se ua dimë pikat në të cilat janë të rrezikshëm. Mbetet ti mbulojmë ato pika dhe ti shfrytëzojmë pikat tona për të fituar ndeshjen”.


