Sporti

Kapiteni i Ballkanit, Edvin Kuc: Duhet të fitojmë 3 ndeshjet e mbetura dhe të shpresojmë që Drita të dështojë

05/12/2023 18:00
nga:Mergim Rreci

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e 34-të në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Kjo xhiro e cila do të sjellë disa sfida tejet interesante mund të jetë përcaktuese për fatin e këtij kampionati, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

Padyshim se kryendeshja e kësaj fundjave luhet në Gjilan, ku përballen rivalët e mëdhenj Gjilani dhe Drita.

Sfidë interesante dhe tejet e rëndësishme do të zhvillohet edhe në Suharekë, ku Ballkani që po e ndjek në hap Dritën i bën ‘konak’ Llapit.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, kapiteni i skuadrës nga Suhareka, Edvin Kuc tha se janë të motivuar për t’i fituar të tre ndeshjet e mbetura, kurse të shpresojnë në dështimin e skuadrës së Dritës.

Sigurisht që presim një ndeshje të vështirë, e jemi të vetëdijshëm për këtë. Kemi 3 ndeshje deri në fund, duhet t’i fitojmë të 3 dhe shpresojmë që Drita të dështojë. Në ndeshjen e fundit treguam se jemi ekipi më i mirë, besoj se Zoti do të na shpërblejë dhe do ta mbrojmë titullin“, tha Kuc.

/GazetaBlic Sport/