Sporti

Kapiteni i Andorrës: E merituam një pikë ndaj Kosovës, kemi bërë paraqitje të shkëlqyer

03/29/2023 18:40
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Kosovës në futboll dje dështoi keq në shtëpi ndaj Andorrës në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian, Euro2024.

Kosova nuk mori më shumë se veç një barazim 1:1 ndaj Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke lëshuar kështu edhe dy pikë në grup.

Në fakt, futbollistët e Andorrës luftuan fuqishëm gjatë gjithë ndeshjes, duke befasuar për të mirë me paraqitjen e tyre. Ishin në numër shumë të vogël ata që besuan se do të ketë një rezultat tjetër përveç fitores së Kosovës në këtë ndeshje, por mysafirët e dëshmuan të kundërtën.

Në një prononcim pas ndeshjes, kapiteni i kombëtares së Andorrës, Marc Vales Gonzales, tha për ‘GazetaBlic Sport’ se janë jashtëzakonisht të lumtur dhe se e merituan plotësisht një pikë ndaj Kosovës.

Ne jemi vërtet të lumtur për këtë. Për ne është gjithmonë e vështirë të marrim pikë kundër një kombëtareje të fortë si Kosova. Bëmë një lojë të shkëlqyer dhe morëm një pikë të merituar“, tha kapiteni Vales.

Më pas, ai përmendi edhe faktin se futbollistët e Kosovës luajnë në liga të forta, por që mentalitetin e fortë që kishin si skuadër, arritën t’i ndalnin yjet si Muriqi, Zhegrova e Rashica.

Nuk ishte e lehtë t’i ndalonim ata, por me mentalitetin tonë të fortë dhe etikën e punës brenda skuadrës, ne morëm një rezultat të mirë“, përfundoi Vales.

/GazetaBlic Sport/