Skuadra e Trepçës e ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit e kanë mposhtur Bashkimin me shifrat 102:72 (30:25, 28:17, 16:17, 23:18), duke kaluar në gjysmëfinale, atje ku do të përballen me Sigal Prishtinën.
Ishte një paraqitje fantastike nga të drejtuarit e Adis Beciargic, të cilët e dominuan në çdo aspekt skuadrën nga Prizreni.
Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, kapiteni i kësaj skuadre, Valdrin Haxhiu, tha se ndeshjet me Prishtinën janë gjithmonë të veçanta, por që udhëtojnë vetëm për fitore në Suharekë.
“Ndeshjet me Prishtinën janë gjithmonë të veçanta, shpresojmë që të tregojmë një lojë të fortë në parket dhe të korrim sukses. Ne udhëtojmë për fitore, duke bërë një hap përpara për objektivin tonë për të fituar trofeun e Superkupës“, tha fillimisht ai.

“Ne do të japim maksimumin i gjithë ekipi së bashku me tifozët tanë të ‘flaktë’, ‘Torcidën’, të cilët edhe dje treguan se sa shumë e duan Trepçën“, deklaroi Haxhiu.
Kujtojmë që kjo ndeshje zhvillohet nesër me fillim nga ora 17:00.
/GazetaBlic Sport/


