Sporti

Kapiteni Amir Rrahmani: E meritojmë të kalojmë në Ligën B

03/20/2025 23:00
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një fitore masive në “Fadil Vokrri” ndaj Islandës. Kosova triumfoi ndaj Islandës me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për promovimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, kapiteni Amir Rrahmani potencoi se

“E meritojmë të kalojmë në Ligën B, kemi kualitet. Duhet të ndryshojmë presionin dhe vendosjen”, tha ndër të tjerash Rrahmani për RTK.

Kosova tani duhet ta ruajë këtë rezultat pas tre ditësh në ndeshjen e kthimit, që të sigurojë kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

/GazetaBlic Sport