Policia në Prishtinë ka arrestuar mbrëmë një 26-vjeçar, i cili ishte në kërkim pasi ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.
Bazuar në njoftimin zyrtar, pas arrestimit ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Gjatë ditës së djeshme, Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim. Personi E.M., 26 vjeç, ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e policisë.


