Lajme

Kapet në Morinë 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

02/17/2023 10:04
nga:Y I

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në Morinë këtë të premte.

Valerjan Arra, banues në Shkodër, është arrestuar përkohësisht për t’u ekstraduar më pas drejt Italisë.

Ai është i dënuar me 12 vjet e 3 muaj burgim, për trafikim narkotikësh, të kryer në formën e grupit kriminal.

38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim me burgim, edhe 4 vjet e 4 muaj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.